Në Kosovë është regjistruar një viktimë dhe tetë raste të reja me koronavirus.
Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe nëntë persona, ndërkaq raste aktive me COVID-19 janë 320.
Ndërkaq, sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, autoritetet shëndetësore në 24 orët paraprake kanë administruar 607 doza të vaksinës.
Që prej fundit të marsit, kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit, e deri më 30 nëntor, në Kosovë janë administruar 1,615,360 doza. Me dy doza të vaksinës janë vaksinuar 761,595 persona dhe me një dozë, 853,765.