Kockat, lëkura, druri dhe predha ushtarake janë ndër objektet që gjenden në mënyrë rutinore në Alpet zvicerane, ndërsa akullnajat që shkrihen zbulojnë objekte të bllokuara nën akull, transmeton albinfo.ch.
Si rezultat i ngrohjes globale, akullnajat po shkrihen dhe po japin elemente që janë bllokuar nën të, ndonjëherë për qindra apo edhe mijëra vjet.
Zyra Kantonale e Arkeologjisë në Valais ka lançuar një aplikacion IceWatcher që lejon këdo që vëren “një gjetje” në sipërfaqen e akullnajave të raportojë zbulimin e tyre.
Ndër zbulimet më të zakonshme janë fragmente të municioneve ushtarake, të cilat nuk duhen prekur por duhet raportuar në Qendrën Kombëtare të Raportimit të Zjarrit. /Albinfo.ch