Skip to content

Ende nuk ka asnjë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës në Deçan

Ende asnjë të arrestuar pas sulmit në autobus në fshatin Gllogjan të Deçanit, që la të vdekur 2 nxënës dhe shoferin e autobusit. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Klankosova.tv se ende policia nuk ka dijeni për vendndodhjen e të dyshuarit. Dyshimet e para të policisë janë se sulmi është […]

Ende asnjë të arrestuar pas sulmit në autobus në fshatin Gllogjan të Deçanit, që la të vdekur 2 nxënës dhe shoferin e autobusit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Klankosova.tv se ende policia nuk ka dijeni për vendndodhjen e të dyshuarit.

Dyshimet e para të policisë janë se sulmi është kryer nga një person i vetëm.

Nga sulmi i mbrëmshëm që tronditi vendin mbetën të vdekur dy nxënës të moshave 19 dhe 17 vjeç, ndërsa nxënësi tjetër i lënduar, i cili është në tretman mjekësor, është po ashtu 17-vjeçar.