Gjykata Supreme e Kosovës ka urdhëruar që të përsëritet procesi i votimit nga jashtë për komunën e Dragashit.
“Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që brenda Kornizës Ligjore në fuqi të organizojë përsëritjen e Procesit të Votimit nga jashtë, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të Komunës së Dragashit”, thuhet në aktgjykim.
Kjo vjen pas ankesës së PDK-së dhe dyshimeve për manipulim të votave.