Brenda pak ditësh në France ka shkuar ne nivele të papara, shkalla e infektimeve nga Covid-19 te fëmijët e moshës nga 6 deri në 10 vjeç.
Në një javë u shumëfishua me 2,5 herë dhe tani është 340 raste për 100 000 banorë, ndërsa mesatarja kombëtare për të rriturit është 191, raporton agjencia e lajmeve Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Mbi mesataren paraqitet gjithashtu edhe incidenca tek fëmijët e shkollave të mesme, me një normë prej 208 për 11-14-vjeçarët.
Ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer njoftoi se tani ka më shumë se 6 000 klasa të cilat janë mbyllur në Francë.
Qeveria, e mbledhur sot, po diskuton në këto orë fillimin e një vaksine si në Izrael dhe SHBA.