Ditë zie për viktimat në aksidentin e autobusit sot është shpallur në Kosovë dhe Bullgari, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë që në Maqedoni është dita e dytë e zisë pas aksidentit rrugor të autobusit, në të cilin dje në autostradën “Struma” në Bullgari jetën e humbën 45 udhëtarë, ndërsa shtatë janë lënduar.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dje i shpalli tri ditë zie në territorin e gjithë shtetit për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari.
Gjatë kohës së ditëve të zisë, flamuri shtetëror në të gjitha institucionet, si edhe i përfaqësive diplomatike jashtë vendit, janë ulur në gjysmështizë, ndërsa janë anuluar të gjitha ngjarjet publike.