Bëhet e ditur se në qytetin Lugano do të fillojë mësimi i gjuhës shqipe më 27 nëntor (e shtunë), shkruan albinfo.ch.
Swiss Albanian Women, Ticino njofton se ka kënaqësinë që klasa e parë e mësimit plotësues në gjuhën shqipe do të fillojë të shtunën edhe në Lugano, për nxënësit nga klasa 1 fillore deri te klasa e 9-të.
Gjithashtu SAWT ju njoftojm se regjistrimet vazhdojnë për të gjithë nxënësit shqiptarë të kantonit Ticino.
Regjistroni fëmijët tuaj, duke shkarkuar formularin në: https://saw-ti.ch/?fbclid=IwAR0lF8oOEb3qYI4AA4N6YbfOVqWok7KM5MG7Tz3SnHP4hLMJa4TfDtXyfPI
