Në dy promovimet e radhës, të transmetuara nga gazeta prestigjioze “Nacional ” e Tiranës, promovuesi Mujē Buçpapaj, theksoi se autori Afrim Mustafa, ka bërë vepër me vlerë emblematike atdhetare dhe tejet të veçantë.
Referuesit e radhës, gjenerali i UÇK – së Kudusi Lama, akademiku Mehmet Halimi dhe historiani Jahja Drançolli, me prezantimet e tyre shkencore, thanë se autori ka bërë vepër madhore dhe e njejta sipas tyre duhet të vendoset në çdo shtëpi shqiptare, transmeton Albinfo.ch.
Enciklopedia me 30 mijë fakte të trojeve shqiptare, “Bardhësitë e Atdheut” është shkruar nga ish-reporteri dhe veterani i luftërave të UÇK-së Afrim Mustafa.