Austria ka vendosur t’i ashpërsojë masat kundër COVID-19 pas rritjes së rasteve të reja.
Shteti austriak ka vendosur që nga e hëna të futet në një mbyllje totale, e cila sipas mediave ndërkombëtare, do të zgjasë maksimumi 20 ditë.
Pas këtij vendimi, Ambasada e Kosovës në Austri ka njoftuar se nuk do të mund të ofrojë shërbime të rregullta konsullore deri më 12 dhjetor 2021.
Ambasada ka njoftuar se shërbimi konsullor do të jetë i hapur për raste emergjente.
Njoftimi i plotë:
Njoftim lidhur me shërbimet konsullore
Duke respektuar masat e marra në Austri në parandalimin dhe rrezikun e përhapjes së Corona Virus Covid-19, ju informojmë që Ambasada gjegjësisht shërbimi konsullor në Vjenë nuk do të mund të ofrojnë shërbime të rregullta konsullore deri me datë 12.12.2021.
Shërbimi konsullor do jetë i hapur për raste emergjente dhe vlenë rregulli i masave mbrojtëse 2G.
Për raste emergjente dhe informata ju lutem të na kontaktoni në:
Tel: +43 6642233409 dhe +43 6767861865
E-mail: consulate.vienna@rks-gov.net
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj.