Qeveria zvicerane dëshiron t’i bëjë të detyrueshme helmetat për çiklistët mbi 12 vjeç, në një përpjekje për të reduktuar aksidentet rrugore.
Ajo i ka kërkuar Parlamentit të miratojë një plan që i jep qeverisë të drejtën për të futur helmetat e detyrueshme për fëmijët nga 12 deri në 16 vjeç.
Lëvizja ka për qëllim mbrojtjen e kësaj grupmoshe dhe zvogëlimin e numrit në rritje të lëndimeve në kokë, sipas një deklarate të mërkurën.
Megjithatë, ekspertët e sigurisë këshillojnë fuqimisht të mbajnë helmeta për këdo që përdor biçikletë.
Në vitin 2012, Parlamenti hodhi poshtë një propozim për të futur helmetat e detyrueshme për personat mbi moshën 14 vjeç, përcjell albinfo.ch.