12.6% e popullatës së BE-së konsumon më pak se 20 cigare në ditë, kurse 5.9% konsumon më shumë se 20 cigare.
Vendet me duhanpirësit më të mëdhenj janë Bullgaria (28.7%), Greqia (23.6%), Letonia (22.1%), Gjermania (21.9%) dhe Kroacia (21.8%).
Kurse vendet me përqindjen më të ulët të pirësve të duhanit janë Suedia (6.4%), Finlanda (9.9%), Luksemburgu (10.5%), Portugalia (11.5%) dhe Danimarka (11.7%).
Duhanpirësit që konsumojnë më shumë se 20 cigare në ditë janë 1% në Suedi dhe 12.9% në Bullgari. Në të njëjtën kohë, ata që konsumojnë më pak se 20 cigare janë 5.3% në Suedi dhe 15.8% në Bullgari.
Duhanpirësit meshkuj janë më të shumtë në numër se sa gratë dhe vajzat, pasi janë 22.3% e meshkujve të moshës mbi 15 vjeç që janë konsumatorë të përditshëm krahasuar me 14.8% të femrave.
Numri më i ulët i duhanpirësve meshkuj është regjistruar në Suedi në nivelin 5.9% dhe më e larta në Bullgari 37.6%. Kurse për femrat, në Suedi janë 6.8% duhanpirëse dhe në Bullgari janë 20.7%, sipas të dhënave nga Eurostat.