Ndeshja ndaj Bullgarisë ishte e 100-ta për Xherdan Shaqirin me Përfaqësuesen e Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Shaqiri ishte kapiten, derisa Zvicra u kualifikuar në Kampionatin Botëror. Ai u zëvendësua në minutën e 96-të dhe mori shumë duartrokitje dhe brohoritje nga tifozët e Zvicrës.
Shaqiri ka luajtur për grupmoshat e reja të Zvicrës, ndërsa nga viti 2010 luan për Zvicrën A, duke shënuar 26 gola.
Xherdan Shaqiri ka marrë pjesë në tri Kampionate Evropiane dhe në tri Botërore me Zvicrën.