Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka vënë dënim në vlerë prej 5 mijë e 100 euro Lëvizjes Vetëvendosje, pasi konstatki se kreu i saj Albin Kurti theu heshtjen zgjedhore më 13 nëntor.
Kurti, të shtunën e 13 nëntorit, ndonëse ishte ditë heshtje parazgjedhore, u pa sheshit të Podujevës i shoqëruar nga kandidati Shpejtim Bulliqi struktura dhe simpatizantë të Vetëvendosjes në këtë komunë.
Për këtë veprim të Kurtit LDK u ankua pranë PZAP derisa kjo e fundit aprovoi ankesën duke e oiguar Vetëvendosjen që në afat prej 15 ditësh të paguajë dënimin.