Në konferencën e përbashkët me homologun kroat, Andrej Plenkoviq, kryeministri Albin Kurti është pyetur edhe për zgjedhjet.
Ai ka thënë se ka uruar fituesit e balotazhit të 14 nëntorit, duke theksuar se kryetarët e zgjedhur të komunave do të kenë shumë beteja dhe punë në përballje me krimin e korrupsionin.
“Administrimi i procesit zgjedhor nga KQZ-ja ishte shumë i mirë. I uroj të gjithë kryetarët e komunave, ata do të kenë shumë beteja dhe punë në përballje me krimin e korrupsionin. Unë do të punoj në këtë betejë, rezultati jo i kënaqshëm vjen nga disa defekte brenda VV-së ”, ka thënë ai.
Kujtojmë se sot në Kosovë po qëndron për vizitë zyrtare Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Ai është pritur me një ceremoni shtetërore nga kryeministri Kurti.