“Shqiponjat” përballë “Tre Luanëve”. Shqipëria do të ketë një ndeshje shumë të vështirë kundër Anglisë në Londër, në sfidën që zhvillohet nga ora 20:45.
Përzgjedhësi Edy Reja edhe sonte starton me modulin e njëjtë 3-5-2, por në portë pas një kohe të gjatë rikthehet Thomas Strakosha, teksa Uzuni e Cikalleshi do t’i prijnë majës së sulmit.
Mbrojtja përbëhet nga Kumbulla-Veseli-Ismajli, derisa mesfusha nga Hysaj-Bare-Gjasula-Bajrami-Trashi, përcjell albinfo.ch.
