Vala e katërt Covid ka nisur në shumë shtete të Evropës, përfshirë edhe shtetet ballkanike, transmeton albinfo.ch.
Kosova deri më tani është shembull për rastet e pakta të infektimeve dhe rastet e vdekjes. Për dallim nga shtetet fqinje, Kosova brenda ditës regjistron mes 10 deri 20 raste infeksionesh, përkudër që shtetet e tjera po regjistrojnë numër shumë të lartë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se vetëm në Prishtinë janë 90 raste aktive.
Ndërkohë që në raportin e fundit IKSHPK bëri të ditur se gjithsej në Kosovë janë 429 raste aktive.
Për mbrojtje nga infektimi me virusin korona, po bëhet edhe vaksinimi.
Që nga procesi i vaksinimit e deri më tani janë dhënë 1.589.739 doza të vaksinës anti-COVID-19. Ndërsa, 746.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Albinfo.ch