Mjekë dhe ekspertë të shëndetit publik shqiptar në diasporë do të paraqesin të dhëna nga studimet më të fundit si dhe eksperiencën e tyre klinike mbi parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin në kohë të kancerit të gjirit në një konferencë, transmeton albinfo.ch.
Workshopi “Diagnostikimi dhe terapia e kancerit të gjirit” organizohet nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë dhe do të zhvillohet online më 13 nëntor 2021.
Zbulimi i hershëm i kancerit të gjjirit shpëton jetën e grave shqiptare! Mos neglizho, por informohu, është motja e AMFE-s.
Gra, nëna dhe bluza të bardha, Jeni të mirëpritura të merrni pjesë aktivisht në konferencë, ku mjekë dhe expert të shëndetit publik do të trasmetojnë të dhënat nga studimet më të fundit dhe eksperienca e tyre klinike mbi parandalin, diagnostikimin dhe trajtimin në kohë të kancerit të gjirit.
