Në Zvicër vaksinat e anti-Covid nuk janë ende të disponueshme për fëmijët nën moshën 12 vjeç, kështu që disa prindër po i çojnë fëmijët e tyre të vegjël në vendet e huaja për t’i imunizuar, transmeton albinfo.ch.
Për shembull, sipas raportimeve të mediave nga Zvicra, prindërit nga Zvicra lindore shkojnë në Gjermani dhe Austri për të vaksinuar fëmijët e tyre, edhe pse rregullatorët e BE-së nuk kanë autorizuar asnjë vaksinë Covid as për fëmijët e vegjël.
Mjekët në Vjenë kanë vaksinuar tashmë më shumë se 1000 fëmijë, ndërsa një numër i madh janë vaksinuar edhe në Gjermani.
Termi teknik për këtë lloj praktike është “off-label”, që do të thotë se vaksinat administrohen pa miratim zyrtar.
Aktualisht, vaksinimet rekomandohen për personat e moshës 12 vjeç e lart në Zvicër. Personat e moshës 12 vjeç e lart mund të vaksinohen pa pëlqimin e prindërve, me kusht që të jenë “kryesisht të aftë për të gjykuar”.