Krahas 20 kompanive të IT-së nga Kosova, po marrin pjesë mbi 30 kompani austriake, të cilat do të mund të shikojnë mundësinë për thellim të bashkëpunimit.
Në këtë forum po marrin pjesë edhe ministrja kosovare e Ekonomisë, Rozeta Hajdari dhe zv.ministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj.
“Gjatë vizitës zyrtare në Vjenë të Austrisë do të takohem edhe me ministren Federale për Çështjet Dixhitale dhe Ekonomike të Austrisë, znj. Schramböck, për të diskutuar rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik. Qëllimi i vizitës është forcimi i bashkëpunimit me Austrinë në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, ku do të kemi takime me biznese të ndryshme austriake”, ka shkruar Arifaj në rrjete sociale.
