Në adresë të presidentit amerikan, Joe Biden, ka shkuar një letër e shkruar nga shtatë kongresmenë në SHBA, të cilët i kërkojnë presidentit amerikan të ndërhyjë në situatën politike dhe korrupsionin e lartë në Serbi.
Sipas letrës, kjo situatë mund të ketë ndikim në Ballkanin Perëndimor dhe në gjithë Evropën, ndaj ata kërkojnë shpalljen “non grata” të personave që rrezikojnë stabilitetin e rajonit.
“Raportet tregojnë se Presidenti Vuçiç e ka thelluar korrupsionin në Serbi, duke përdorur krizën e COVID-19 si justifikim për shpenzimet e qeverisë. Ne besojmë që SHBA duhet të ndërmarrë veprime për të mbrapsur korrupsionin dhe sulmet ndaj lirisë së medias në Serbi”, thuhet nga kongresmenët në letrën e dërguar Bidenit, transmeton Albinfo.ch.

