Lajmin e bëri të ditur sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili informoi se shkolla e re u ndërtua falë kontributit financiar të diasporës shqiptare, nëpërmjet UBISH në Gjermani.
Sipas Ballës, falë ndërtimit të shkollës së re, ky dimër i gjen fëmijët e Hotolishtit në një shkollë me standarde.
“Edhe një shkollë tjetër e re në Librazhd, Shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Alliu” u ndërtua tërësisht e re, falë kontributit financiar të diasporës shqiptare, nëpërmjet UBISH në Gjermani. Ky dimër i gjen fëmijët e kësaj shkolle në një shkollë me standarde të plota”, tha Balla.