Skip to content

Sllovakia, në kërkim të zgjidhjeve të gjelbra, pas ndalimit të plastikës

Që nga vera Sllovakia ka ndaluar plastikën njëpërdorimëshe. Duke qenë se ambalazhet plastike janë të pranishme gjithnjë e më shumë, qeveria sllovake po inkurajon supermarketet të zëvendësojnë qeset plastike me alternativa më ekologjike. Të heqësh dorë nga zakoni, nuk është dhe aq e lehtë. Meqenëse nuk ka një ndalim të drejtpërdrejtë nga qeveria për qeset […]

Që nga vera Sllovakia ka ndaluar plastikën njëpërdorimëshe. Duke qenë se ambalazhet plastike janë të pranishme gjithnjë e më shumë, qeveria sllovake po inkurajon supermarketet të zëvendësojnë qeset plastike me alternativa më ekologjike.

Të heqësh dorë nga zakoni, nuk është dhe aq e lehtë.

Meqenëse nuk ka një ndalim të drejtpërdrejtë nga qeveria për qeset plastike, zinxhirët e supermarketeve kanë filluar të ofrojnë alternativa.

Kompania Lidl shet çanta ekologjike në Sllovaki, duke reduktuar përdorimin e qeseve plastike me 30% në dyqanet e tyre.

“Ju duhet të pyesni veten si shitës me pakicë nëse gjithçka që është e paketuar në plastikë, duhet të paketohet në plastikë”, u shpreh Tomas Bezak, zëdhënës i Lidl në Sllovaki.

“Disa supermarkete po përpiqen të dallohen me qasjen e tyre proekologjike, të cilën unë si ministër e lavdëroj”, tha ministri i Mjedisit, Jan Budaj.

Përdorimi i qeseve plastike në Sllovaki ka rënë në mënyrë drastike, por është ende i lartë për standardet europiane.