Mësohet se në mbrëmjen e djeshme disa të rinj në Beograd kanë vendosur që të heqin flamujt shqiptarë nga rrugët e kryeqytetit. Në video shfaqen disa djem që ngjiten sipër për të marrë flamujt dhe për t’i hequr. Pamje të tilla ishin të shpeshta në Beograd, të cilat u filmuan e më pas u shpëndanë online. Një tjetër video është publikuar, ku këta të rinj heqin flamurin, e më pas e djegin.
Flamujt ishin vendosur afër ambasadës me rastin e vizitës së kryeministrit Rama në Beograd më 3 dhe 4 nëntor, ku do të mbahet takimi i radhë për “Open Balkan”.