Pas një rënie të shkallës së infeksioneve me koronavirus dhe shtrimeve në spital në fillim të tetorit, numrat po rriten përsëri, një prirje që pritet të vazhdojë pasi moti i ftohtë çon më shumë njerëz, përfshirë të pavaksinuarit, në ambiente të mbyllura, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa virusi qarkullon më lehtë në hapësira të mbyllura, Tanja Stadler, kreu i Task Forcës Covid-19, tha se pret që numri i rasteve të dyfishohet çdo dy javë dhe, më pas, të rritet edhe numri i pranimeve në spital.
Të dhënat e BAG tregojnë tashmë shifra më të larta në gjithë Zvicrën, me më të lartat e raportuara në Zvicrën qendrore dhe lindore, veçanërisht në grupmoshën 10 deri në 19 vjeç.