Rastet e COVID-19 janë sërish në rritje në të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Kjo ka ngritur edhe shqetësimin e autoriteteve në Bashkimin Evropian.
Besimi në vaksina është rrugëdalja sipas eurokomisiones për Shëndetësi, Stella Kyriakides.
“Mesazhi për qytetarët në mbarë botën është i njëjtë: besojini shkencës së vaksinave!” shkroi Kyriakides në Twitter, transmeton Albinfo.ch.
Zyrtarja evropiane mori pjesë në “platformën e këshillave shkencore sot pasdite”, ku diskutoi mënyrat për të rritur vaksinimin dhe masat e duhura për shëndetin publik.