Përmes një njoftimi, Ambasada amerikane në Zagreb konfirmon se qytetarët kroatë nga 23 tetori do të mund të udhëtojnë drejt SHBA-së pa iu nevojitur të aplikojnë për një vizë.
“Erdhi edhe kjo ditë. Urime Kroaci, për anëtarësimin zyrtar në Programin e Heqjes së Vizave”, shkruhet një njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Kroaci, përcjell Albinfo.ch.
Ky vendim i Sistemi Elektronik për Autorizim të Udhëtimeve vlen për qytetarët kroatë që duan ta vizitojnë SHBA-në për turizëm ose biznes dhe mund të qëndrojnë atje jo më shumë se 90 ditë.