Efektet anësore serioze nga vaksina kundër Covid vazhdojnë të jenë të rralla, sipas të dhënave të reja të publikuara nga organi rregullator i barnave Swissmedic, transmeton albinfo.ch.
Nga 11 milionë doza të administruara në Zvicër që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në janar, janë raportuar 8,757 reaksione negative; 2,978, u klasifikuan si të rënda.
Pothuajse 69 për qind e efekteve anësore ishin të lidhura me vaksinën Moderna, gjë që nuk është befasuese, tha Swissmedic, pasi ajo është vaksina më e përdorur në Zvicër.
“Raportet e reagimeve të padëshiruara të marra dhe të analizuara deri më tani nuk e ndryshojnë analizën pozitive të rrezikut të përfitimit të vaksinave Covid-19 të përdorura në Zvicër”, tha Swissmedic.