Pavarësisht shtrëngimit të ligjit për armët në vitin 2019, kur masat më kufizuese të pronësisë u pranuan në një referendum, një numër në rritje i individëve privatë në Zvicër vazhdojnë të blejnë armë zjarri, transmeton albinfo.ch.
Posedimi i armëve nuk ka rënë që nga votimi, sipas Tages-Anzeiger: deri në katër milionë armë vlerësohet të jenë në qarkullim në Zvicër. Dhe tendenca është në rritje.
Kantonet raportojnë se nuk ka ngadalësim në numrin e lejeve të lëshuara në krahasim me vitet e mëparshme, edhe pse të gjitha panairet e armëve dhe ngjarjet e shumta të të shtënave u anuluan në vitin 2020 për shkak të pandemisë.