Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar të gjitha votat për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit.
Kështu, bazuar në këtë vendim, komuna e Hanit të Elezit shkon në rivotim vetëm për kryetar.
Vendimi PZAP-së vjen pas ankesës së kryetarit aktual, kandidatit të pavarur Rufki Suma i cili pretendoi se simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës kishin bërë presion mbi qytetarë në ditën e zgjedhjeve madje sipas tij, çdo qytetar e kanë përcjellë me veturë.
“Zgjedhjet janë anuluar për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjes së votuesve”, thuhet në arsyetimin e PZAP-së, transmeton Albinfo.ch.