Autoritetet shëndetësore amerikane po përgatiten të lejojnë përdorimin, si dozë përforcuese, të një vaksine antiCOVID-19 të ndryshme nga ajo e përdorur fillimisht për imunizim, sipas medieve amerikane.
“Agjencia Amerikane e Barnave (FDA) mund ta bëjë njoftimin sot”, raportoi ndër të tjera “New York Times”.
Përzierja e vaksinave është tashmë e mundur në shumë vende.
Sidoqoftë, FDA mund të rekomandojë që t’i jepet përparësi injektimit të një doze të së njëjtës vaksinë, sa më shumë që të jetë e mundur, sipas burimeve të cituara nga shtypi amerikan.
Një njoftim i tillë nga autoritetet shëndetësore ka të ngjarë të jetë me interes të veçantë për personat që kanë marrë vaksinën me dozë të vetme nga Johnson & Johnson, ose rreth 15 milionë amerikanë.