Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 1240 raste të reja që kishin rezultuar pozitive pas testimit për koronavirus në 24 orët e fundit.
Mesatarja 7-ditore është pra 913 ose e njëjtë me javën e kaluar. Incidenca 14-ditore është aktualisht 142.85, shkruan srf.ch.
BAG raporton 21 shtrime të reja në spitale, trasnmeton albinfo.ch. Mesatarja 14-ditore është 16 shtrime në ditë. Kjo është 19 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar.
381 persona aktualisht janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19 që është 10 për qind më pak se në javën e kaluar.
113 pacientë me Covid-19 janë aktualisht në kujdes intensiv. Kjo është 24 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar.
Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad-hoc) aktualisht janë të zënë në shkallkën prej 68 për qind; përcjell albinfo.ch. 13 përqind e shtretërve të kujdesit intensiv janë zënë nga të sëmurët me Covid 19.
BAG raporton 2 raste të reja të vdekjes. Mesatarja 7-ditore është 4 të vdekur. Kjo është 4 për qind më pak se në javën e kaluar.