Duket se pas dështimeve të njëpasnjëshme si parti politike, Aleanca dhe Alternativa, dy kryetarët, Sela dhe Gashi, kanë gati dorëheqjen për t’ua liruar vendin të tjerëve. Sovrani i dënoi me votat e tyre, duke mos i dashur në shumë komuna këto dy parti politike.
Gjithashtu edhe VMRO-ja, e cila ishte në koalicion me këto dy parti, nuk u ndihmoi për ta fituar BDI-në e Ali Ahmetit.
Ziadin Sela dhe Afrim Gashi përsëri dështuan përballë BDI-së, duke humbur në disa komuna dhe në disa të tjera është prapa që me shumë gjasë në rrethin e dytë do të pësojë disfatë të madhe.