Skip to content

BE-ja duhet t’ia shtrijë dorën më shumë Ballkanit Perëndimor

Shefi i sapoemëruar i diplomacisë austriake, Mihail Linhart, vlerësoi se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm dhe theksoi se BE-ja duhet “edhe më shumë t’ia shtrijë dorën atij rajoni”. “Ballkanin Perëndimor e kemi të afërt. BE-ja duhet më shumë t’ua shtrijë dorën atyre vendeve”, sqaroi Linhart për gazetën vjenase Hojte. Pas marrjes së funksionit, Linhart […]

Shefi i sapoemëruar i diplomacisë austriake, Mihail Linhart, vlerësoi se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm dhe theksoi se BE-ja duhet “edhe më shumë t’ia shtrijë dorën atij rajoni”.

“Ballkanin Perëndimor e kemi të afërt. BE-ja duhet më shumë t’ua shtrijë dorën atyre vendeve”, sqaroi Linhart për gazetën vjenase Hojte.

Pas marrjes së funksionit, Linhart e zgjodhi Bosnjë e Hercegovinën si destinacionin e parë zyrtar, duke dërguar sinjal se Ballkani Perëndimor mbetet prioritet politik në politikën e jashtme të Austrisë.