Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka hedhur votën e tij në shkollën “Hasan Prishtina”.
Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin në votime për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës.
“Shpresoj që të gjithë qytetarët do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur kandidatë më të mirë. Zgjedhjet janë për qytetarët, jo për politikanët, dhe pjesëmarrja sa më e madhe është e rëndësishme për të dhënë verdiktin demokratik. Shpresoj të jetë ditë e mirë për demokracinë”.