Në vitin aktual, kërkesa globale për naftë bruto pritet të rritet me një mesatare prej 5,8 milionë fuçi (159 litra) në ditë, sipas raportit mujor të kartelit të naftës, i botuar sot në Vjenë.
Më parë, ekspertët e OPEC-ut prisnin një rritje prej 5,96 milionë fuçi.
Karteli i naftës supozon se 99,82 milionë fuçi në ditë do të nevojiten në gjithë botën në tremujorin e katërt.
Si arsye, për parashikimin disi më të ulët të rritjes, ekspertët e OPEC-ut treguan të dhëna më të ulëta të konsumit, nga sa pritej në nëntë muajt e parë të vitit.
Kërkesa më e fortë nuk pritet sërish deri në tremujorin e fundit të vitit, me ekspertët që ia atribuojnë shkakun industrisë petrokimike dhe kërkesës më të lartë për naftën për ngrohje.
Kohët e fundit, çmimet e naftës në gjithë botën janë rritur ndjeshëm dhe kanë arritur nivelet më të larta shumëvjeçare, me mbi 80 dollarë për fuçi, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Arsyet e dhëna për rritjen e çmimit janë furnizimi i pamjaftueshëm.
Nafta, gjithashtu, është bërë më e shtrenjtë pas rritjes së çmimeve të gazit natyror.
Pavarësisht rritjes së çmimeve të naftës, shtetet e naftës në grupin OPEC+, një aleancë midis OPEC dhe prodhuesve të tjerë të udhëhequr nga Rusia dhe Arabia Saudite, kanë rënë dakord të rrisin prodhimin e saj ditor me 400 000 fuçi në nëntor, siç ishte planifikuar.