508 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, ndërsa 5 persona të infektuar kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Nga 3074 testime të kryera, kanë rezultuar të infektuar vetëm në Tiranë 240 qytetarë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë 6.682 pacientë aktivë me COVID-19 në Shqipëri.
Aktualisht në spitale po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 693 persona, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 166.702.