Mësohet se në Greqi është hapur zyrtarisht klasa e gjuhës shqipe në shkollën fillore nr. 113, përcjell albinfo.ch.
Ditën e djeshme është çelur zyrtarisht kursi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në shkollën fillore nr. 113 në Athinë.
Një tjetër klasë, ku nxënësit e shumtë shqiptarë që jetojnë në Athinë, do të kenë mundësi të mësojnë gjuhën amtare me tekstet mësimore të dërguara falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën.
Gjithçka u arrit falë punës së mësuese së gjuhës shqipe znj. Lefteri Metkaj, me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, veçanërisht të vetë ambasadores, znj. Luela Hajdaraga Gila, Bashkisë së Athinës dhe organizmave të tjerë. /Albinfo.ch