Ka pasur dilema dhe matje të fakteve se cila nga vaksinat është më e efektshme në mbrojtje nga koronavirusi.
Pak më shumë njerëz që morën vaksinën e Pfizer u pranuan në një spital në Zvicër sesa ata që u vaksinuan me Moderna, sipas të dhënave nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH), transmeton albinfo.ch.
Që nga fillimi i fushatës zvicerane të vaksinimit në janar 2021, 600 persona të vaksinuar plotësisht janë shtruar në spital, pasi u infektuan me koronavirus. Nga këta, 218 morën vaksinën e Pfizer dhe 162 morën injeksione Moderna. Për 220 të tjerët, detajet nuk tregohen.
Sidoqoftë, efektiviteti i të dyjave është më i lartë se ai i vaksinave që nuk përdorin teknologjinë mRNA, tha BAG. /Albinfo.ch