Kosova do të jetë mysafire e Suedisë në ndeshjen që luhet nesër (e shtunë) nga ora 18:00, në kuadër të kampionatit botëror “Katar 2022”.
“Dardanët” tashmë janë nisur për Stokholm, ndërsa atmosfera në ekip është shumë e mirë në prag të ndeshjes me suedezët.
Futbollistët sonte në orën 18:00 do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes në stadiumin “Friends Arena” në Solna.
Nga ora 17:30 trajneri Bernard Challandes me një nga lojtarët dardan do të flasin në konferencën zyrtare për media para përballjes me Suedinë.
Kosova momentalisht renditet në pozitën e katër në grupin B të kualifikimeve me katër pikë, ndërsa Suedia është e dyta, me nëntë pikë.