Sot në orën 14:00 mund të aplikoni për takime për viza pune, sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor, në Ambasadën gjermane në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme.
Prandaj lista e pritjes për termine për muajin tetor është mbyllur. Lista e pritjes për muajin nëntor do të hapet të enjten, sot, më 7 tetor, në orën 14:00. /Albinfo.ch