Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka njoftuar përmes rrjeteve spciale se një kamion i një kompanie nga Kosova derisa po eksportonte mall në Gjermani, është ndalur duke kaluar në Serbi, pasi në dokumentet përcjellëse shkruante Republika e Kosovës.
“Menjëherë duhet të reagojnë institucionet e Kosovës”, ka shkruar Panxha, transmeton Albinfo.ch.
Postimi i plotë:
“Sapo më njoftoj një prodhues që eksporton në Gjermani se kamioni që kalon transit përmes Serbisë i është bllokuar nga autoritetet serbe. Arsyeja e bllokimit është se në dokument shkruan RKS dhe përmes marrëveshjes së re autoritet serbe nuk e pranojnë asnjë dokument ku shkruan RKS edhe pse është i destinuar për vendet tjera. Do të thotë bllokadat, pengesat dhe vështirësitë me të cilat përballen kompanitë kosovare nuk kanë të ndalur.
Menjëherë duhet të reagojnë institucionet e Kosovës!!”, ka shkruar Panxha.