Një avion privat, me tetë persona në bord, u përplas në periferi të Milanos, duke shkaktuar vdekjen e gjithë ekuipazhit.
Agjencia e lajmeve ANSA raportoi se tetë personat – piloti, ndihmëspiloti, gjashtë pasagjerë, mes të cilëve një fëmijë – humbën jetën pas përplasjes në zonën e San Donato Milaneses rreth 12 kilometra në juglindje të qendrës së Milanos.
Avioni ishte nisur nga aeroporti i Linates në Milano, që ndodhet pak kilometra larg vendit ku u rrëzua. Si destinacion kishte Olbian në Sardegna, një distancë që zakonisht me avion përshkohet për rreth 1 orë e 10 minuta.
Përplasja ndodhi në një pallat të braktisur në San Donato Milanese, që ishte në fazë rindërtimi dhe që përdorej kryesisht për parking.
Banorët e zonës me të dëgjuar zhurmën e përplasjes nisën të shpërndajnë në rrjetet sociale pamje nga shpërthimi i flakëve./Euronews