Muajin tetor e fillojm me një lajm të mirë – u bë hapja e klasës së parë të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në qytetin Starnberg-ut, transmeton albinfo.ch.
Fëmijë të buzëqeshur e plotë hare me abetare në duar, prindër krenar e të lumtur, mësuese e anëtarë të LAPSH-it të kënaqur e shënuan hapjen e klasës së parë pas pandemisë.
Puna dhe angazhimi serioz i LAPSH Bavari në bashkëpunim me Këshillin e Prindërve me përkrahjen e ndërrmarrësve e veprimtarëve të shumtë si dhe me mbështetje institucionale po korrë suksese të vazhdueshme dhe po rezulton me zgjerimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në mbarë Bavarinë.
Andaj prindër të nderuar dhe ju fëmijë të dashur mos hezitoni të kontaktoni LAPSH Bavari dhe të bëheni pjesë e këtij procesi me rëndësi kombëtare.

