Profesionisti shqiptar, Ibrahim Popaj, jeton dhe ushtron aktivitetin e tij në Frankfurt, Gjermani.
Ai ka përfunduar studimet e larta në Universitetin “Goethe” të Frankfurt-it, profili Farmaci dhe tashmë ka vendosur t’i hyjë rrugës së sipërmarrjes, duke hapur farmacinë e tij, përcjell albinfo.ch.
Popaj e ka quajtur biznesin e tij “Farmaci Shqiponja”, ku ndër të tjera ofron edhe këshilla farmaceutike dhe mjekësore në gjuhën shqipe. /Albinfo.ch
