Varianti Delta me përhapje të shpejtë dhe shumë ngjitës tani është përgjegjës për 100 për qind të infeksioneve të zbuluara në Zvicër, sipas të dhënave nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH).
Sidoqoftë, situata e përgjithshme po përmirësohet, me normën R, e cila tregon se sa shpejt virusi përhapet në komunitet, tani në 0.74.
Kur bie nën 1, epidemiologët e shohin atë si një shenjë përmirësimi dhe një zhvillimi pozitiv në luftën kundër pandemisë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Rastet në Zvicër kanë rënë ndjeshëm në ditët e fundit, megjithatë, masat mbeten të njëjta, por si duket kanë pasur efekt.