Një ide sa interesante, aq edhe dashamirëse e deputetit kantonal të Cyrihut, Daniel Wäfler, i cili promovoi prodhimet ushqimore të firmës së tij “Aabachhof Umwelt und Ernährung GmbH”, nën tingujt e muzikës së mirëfillt shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Në këtë mjedis ishte krijuar një atmosferë e bukur, ku buronte muzika shqiptare, me djem e vajza të veshura me veshjet kombëtare, tek sa luanin vallen shqiptare, e organizuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi”.
Në këtë mbledhi ishte i pranishëm edhe udhëheqësi i Misionit Konsullor i Republikës së Kosovës në Cyrih, Sami B. Kastrati.