Përmes një reagimi në Twitter, MPJ e Austrisë ka theksuar se zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në negociata, jo në dhunë.
“Ne i dënojmë ashpër incidentet e mbrëmshme në Kosovë. Zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në negociata, jo në dhunë. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga veprimet përçarëse dhe kërcënimet. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është mënyrë e vetme për një të ardhme paqësore dhe integrim në Bashkimin Evropian”, thuhet në reagim, përcjell Albinfo.ch.