Boksieri shqiptar, Florian Marku, është shpallur kampion i botës në IBF, në kategorinë e mesme.
Marku ka arritur fitore kundër boksierit nga Ukraina, Maxim Prodan, pas dhjetë rundeve të zhvilluara, përcjell albinfo.ch.
Boksieri shqiptar ishte më i mirë në këtë duel, duke arritur fitore dhe arriti suksesin më të madh në karrierën e tij deri më tani.
Dueli mes boksierit shqiptar dhe atij ukrainas është zhvilluar në stadiumin ‘Tottenham Hotspur’ në Londër.
AND THE NEW ?
Florian Marku wins the IBF International Welterweight Title ?? pic.twitter.com/tCM2w4Qg8x
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) September 25, 2021