Nën rrezet e diellit, Përgjokaj pikturon sot live në sheshin zviceran
0 Likes0 Share
Në mëngjesin e sotëm, piktori shqiptar, Nik Pergjokaj, ka dalë në sheshin Neumarktplatz, në Brugg, Kantoni Aargau për të pikturuar dhe shpalosur profesionalitetin e tij në këtë lëm, shkruan albinfo.ch. Ai fton të gjithë kalimtarët që të ndajnë kohë dhe të shikojnë punën dhe pikturimin e tij, live në këtë shesh. Bota e ngjyrave e […]
Në mëngjesin e sotëm, piktori shqiptar, Nik Pergjokaj, ka dalë në sheshin Neumarktplatz, në Brugg, Kantoni Aargau për të pikturuar dhe shpalosur profesionalitetin e tij në këtë lëm, shkruan albinfo.ch.
Ai fton të gjithë kalimtarët që të ndajnë kohë dhe të shikojnë punën dhe pikturimin e tij, live në këtë shesh.
Bota e ngjyrave e ka fascinuar atë që në fëmijëri dhe kjo e ka shtyrë të bëhet piktor. “Në fillimet e mia kërkoja të vizatoja si mjeshtërit e mëdhenj”. Më pas ai kuptoi se edhe piktura moderne është po aq tërheqëse. “Kështu fillova të eksperimentoj mes mësimit dhe profesionit.”
Ai ka provuar disa nga zhanret: Ekspresionizmin, abstrakten, realizmin, por edhe Street Art dhe Urban Art. Me talentin e tij ai rregullisht mund të merrte pjesë nëpër ekspozita.
Pikturat e vizatuara me vëmendje dhe delikatesë dhe shumëngjyrëshe. Secila pikturë e tij jep një mesazh të vetin. /Albinfo.ch