Një rajon në jug të Polonisë ka rrëzuar një rezolutë kundër komunitetit LGBT, pasi rrezikonte të humbte fondet e Bashkimit Europian.
Asambleja rajonale e qytetit Swietokrzyskie votoi gjatë një seance të jashtëzakonshme të mërkurën për të revokuar rezolutën, e cila u miratua për herë të parë më 2019 nga dhjetëra bashki në Poloni.
Kjo është hera e parë që një rajon polak distancohet nga deklarata se është “hapësirë pa LGBT”.
Qeveria polake u kishte kërkuar autoriteteve lokale që të tërhiqeshin nga rezoluta, përmbajtja e së cilës ishte thjesht simbolike në thelb, kundër komunitetit LGBT.
Aktivistët e LGBT-së kishin nxitur BE që të tregohej më e ashpër për t’i mbrojtur prej diskriminimeve dhe mirëpritën zhvillimet e fundit.
Aktivisti Bart Staszewski e cilësoi si një “ditë e madhe për Poloninë dhe një sukses i rëndësishëm për aktivistët dhe shoqërinë civile”.